Home KRYESORE Pse Papët zgjedhin një emër tjetër?

Pse Papët zgjedhin një emër tjetër?

Nga Ylli Dylgjeri

Këtu nuk e kam fjalën për gazetarin Robert Papa. Që e ka emrin Robert Papa në jetë, e Bob Hill në FB. Kjo mund të jetë një hobi për tu amerikanizuar e gazetarit që jeton sot në SHBA. Fjala këtu është për Papatin.

Papët i ndryshojnë emrat e tyre pasi zgjidhen në këtë post përt të përmbushur një traditë të lashtë: ajo është një shenjë e përkushtimit të plotë për detyrën e re. Njëherësh ka dhe arsye që lidhen me admirimin e paraardhësve ose për të shënuar vazhdimësinë dhe respektin. Emrat e Papëve më të përdorur janë Giovanni(Gjon) 23 herë, Benedetto 16 etj. Dmth është pak a shumë, që nëse dikujt i ka pëlqyer puna ose është e lumtur me emri Lefterie Lleshit (Kryetare e KQZ) mund ta vendosë atë si emër për kryetaren pasardhëse, paçka se edhe vetë Lefteria del se s’ka qenë e lumtur me emrin e parë. Këtu del pyetja.

Po emrat e personaliteve shqiptare qe nga Presidenti kanë lidhje me këtë traditë fetare? Nuk mund të thuash me plotë gojën as po, e as jo!

Një pjesë e atyre që i kanë ndruar emrat i njohim deri më sot për ateistë. Një pjesë tjetër për dhjetorist e akrobatistë, dhe çfarë mbetet janë objekt për kriminalistë. Pra, edhe kjo traditë papale në këtë vend, nuk zë vënd.
Ajo çka zë vend këtu është vetem kënga e njohur e Modern Talking: No face, no name, no number.

Share: