Nga Monika Spahivogli
U bekova dy here
Te tjerat s’kane vlere
Pasuria s’ka fund
Besimi e mund
Pasuria genjen
Here iken, here vjen
Lumturia s’do shume
Vec nje perqafim fatlum
Mirnjohja s’bertet
Lutet, shpreh, pret…
Dashurine e dua
Me mua apo pa mua
Eshte nektar qe s’shteron
Drite qe ndricon
Udha qe e desha
Lajmi qe me ndriti
Njeriu qe me priti
Krijimi qe me ngrohu
Shqetesimi qe me ftohu
Te gjithe emocionet
Edhe pasionet
Lajmi qe me dha shprese
Edhe ai qe vdes
Ikjet dhe kthimet
Te gjitha agimet
Perendimi me ndjell
Jap dhe percjell
Te gjitha nuk shkruhen
Nuk mjafton nje varg
Dashurite e mia
I kam afer dhe larg
Dashurite e mia
nuk do vdesin kurre
Do jene gjithmone bashke
Une do behem ure 🙂