360grade.al kontaktoi z. Manol Zoto deshimtar i ngjarjeve ne Keshilllin Bashkiak te Himares i cili ju pergjigj pyetje tona-
Çfare ndodhi sot ne Keshillin Bashkiak te Himares?
Zoto: Kishte mbledhje këshilli Bashkiak dhe ishim të gjithë pjesëtarët e lagjes Spille, nga fiset Zotaj, Neranxajj…etj Konomi,Milo… Vajtëm atje dhe në fund të mbledhjes, ata nuk na lanë të diskutojmë.
Ne jemi të shqetësuar për planin urbanistik që na kanë thënë para pak ditëve se po pergatitet.Një plan urbanistik për Spillen dhe natyrshem ishim shumë të shqetësuar. Në fund na dhanë fjalët për të pyetur ata të Këshillit Bashkiak dhe une nisa të flas dhe nisa të tregoja sikletin që kemi, për pronat tona. Në atë moment tek dera tre katër veta nga Tirana, jo himariot dhe ne na goditën ata që ishin tek dera, një plak dhe një djalosh tjetër i lagjes sonë. U futëm për ti ndarë ato. U bë një rrëmujë e madhe.
Njëri nga ata na shante Q… Robt….edhe këtu në polici. E ka me Neranxin, jo me ju … na thonin. E gjitha ishte për të prishur ankesat tona. Aty u duk sikur ata të Bashkisë i sollën këta njerëz për të prishur gjithë situatën. Ata erdhën dhe goditën, i kishin të qarta idetë. Me këtë Nilkollaq Neraxi, ishte mamaja e tij. Në fund e thotë e kam me atë. Ne po bëjmë denoncim. U goditëm me gjakra, tre janë ndaluar nga ata. Ai kryesore që e kishte me Neranxin është këtu…/360grade.al