Home KRYESORE “Paqe brenda nesh, paqe ne bote” -Qemal Ataturk

“Paqe brenda nesh, paqe ne bote” -Qemal Ataturk

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Themelimi dhe funksionimi e Shtetit Kombetar Turk mbas Luftes se Pare Boterore u udhehoq nga Qemal Ataturk. Vizioni i tij ishte krijimi i nje shteti modern qe do te udhehiqej nga moto “Paqe brenda nesh, paqe ne bote”.

Vizioni i Ataturkut mori jete se brendshmi nga sistemi politik qe Ataturku ndertoi. Ishte laicizmi themeli i ketij shteti. Se jashtmi vizioni i Ataturkut u shpalos ne Luften e Dyte Boterore, ku Turqia mbajti pozicion neutral.

Mbas Luftes se Dyte Boterore, Turqia u integrua ne NATO. Turqia luajti rol themelor pergjate Luftes se Ftohte duke mbrojtur hapsiren gjeopolitike te Aleances ne kufij territorial me BRSS.

Turqia perben nje vend, shtrirja e te cilit eshte Euro-Aziatike dhe Euro-Mesdhetare. Per kete pizicion, Turqia perballet drejtperdrejte me zonat ne te nxehta te krizave te sotme globale.

Kufiri Jugor e Lindor i Turqise ndeshet ashper edhe me terrorizmin nderkombetar. Iraku, Siria, Afganistani e sidomos ISIS dhe veprimtaria e tij perbejne kercenim maksimal per Turqine e popullin e saj. Vete Shteti Turk eshte angazhuar ne kete lufte.

Turqia po jep kontribut te madh ne perballimin e krizes se refugjateve te ardhur nga zonat e krizave, duke demonstruar solidaritet me BE, Greqine e vendet e krizave. Ky kontribut human turk do ngelet ne histori.

Kryesisht per keto arsye Turqia eshte bere nje prej targeteve kryesore te organizatave terroriste. Sulmi i fundit ne Aeroportin Ataturk te Stambollit eshte nje prove tragjike e strategjise se terroristeve per te goditur Turqine, popullin turk dhe turiste nga gjithe bota qe udhetojne apo pushojne ne ate vend.

Duket se sfidat e sigurise rajonale te Turqise jane ne ekuiliber ose me te medha sesa vete kapacitetet e sigurise te Turqise. Ky element ben emergjent nje solidaritet me te madh nderkombetar me Turqine ne rrafshin e sigurise. Solidariteti nderkombetar me Turqine eshte investim per paqen e sigurine ne Euro-Azi dhe ne Euro-Mesdhe. Cka do te thote me shume paqe per Turqine dhe akoma me shume paqe ne bote.

Share: