Home KRYESORE Droga, alkooli, seksi, idealizmi; të gjitha format e varësisë janë të këqija

Droga, alkooli, seksi, idealizmi; të gjitha format e varësisë janë të këqija

Nga Albert Vataj

Psikologu dhe psikiatri zviceran, Karl Gustav Jung, (26 korrik 1875 – 6 qershor 1961 kosniderohet si themelues i psikologjisë analitike. Jung ishte themeluesi i shkollës psikoanalitike të Cyrihut, i të ashtuquajturës psikologji analitike. Në bazë të raportit të individit dhe të rrethit njerëzit, i ndan në dy tipa karakteri kryekëput të ndryshme -të ekstravertuar (të kthyer kah bota e jashtme, aktivë) dhe të introvertuar (të kthyer kah bota e brendshme, pasivë, kontemplativë).

Në emër të qëndrimit “metafizikisht më të lirë” dhe psikologjikisht të palidhur, Jung refuzon çdo simplifikim të problemit të psikikës dhe konsideron se është jokritike të pranohet një i vet-rai instinkt themelor, i cili do të duhej të shpjegonte çdo gjë dhe të bëhej themel i gjithë jetës shpirtërore.

Duke mbrojtur kompleksitetin e psikikës dhe me këtë psikologjinë e relativizuar, ai ndahet nga psikoanaliza dhe konstituon psikologji të re karakteristika themelore, e së cilës është tipologjia e jetës shpirtërore.

Ndryshueshmëria psikologjike e njerëzve, të cilën nuk mund ta mbizotërojë kurrfarë legjislature shoqërore, paraqitet edhe në faktin se individët-njerëzit kryesisht janë të paaftë të kuptojnë çdo pikëpamje tjetër përveç të vetes: këta janë tmerrësisht të vetmuar.

Njerëzit, ndërkaq, mund të dalin nga ky izolim i plotë vetëm për shkak se ekzistojnë tipat jetësorë të përbashkët. Njeriu i tipit të caktuar ka mirëkuptim për jetën shpirtërore të atij njeriu që hyn në të njëjtën fushë të tipave, por jashtë kësaj nuk ekziston kurrfarë mirëkuptimi. Mirëpo, ajo që lidh tipat dhe që mundëson në përgjithësi shpëtimin nga vetmia, nuk është dhënë në psikologji as në rregullimin shoqëror; kjo është krejtësisht e natyrës morale dhe gjendet në anën tjetër të psikologjisë dhe të sociologjisë, kumton Karl Gustav Jung.

Maksima shkëlqimtare

– Çdo gjë që na irriton tek të tjerët, mund të na shpjerë drejt kuptimit të vetvetes

– Edhe një jetë e lumtur nuk mund të ketë një masë errësire, dhe fjala “e lumtur” do ta humbte kuptimin, nëse nuk do të ekuilibrohej prej trishtimit. Eshtë shumë më mirë që t’i marrësh gjërat ashtu si vijnë, me durim dhe gjakftohtësi

– Ne nuk mund të ndryshojmë asgjë, deri kur e pranojmë atë. Dënimi nuk çliron, ai vetëm shtyp

– Kush sheh jashtë, ëndërron; kush sheh brenda, zgjohet

– Lavjerrësi i mendjes luhatet mes arsyes dhe mosarsyes, jo mes të drejtës dhe të gabuarës

– Një grua veçanërisht e bukur, është një burim terrori. Si rregull, një grua e bukur është një zhgënjim i tmerrshëm

– Në të gjithë kaosin ka një kozmos, në të gjithë mungesën e rendit, ka në fakt një rend të fshehtë të gjërave

– Krijimi i diçkaje të re nuk arrihet përmes intelektit, por përmes instiktit, që vepron nga nevoja e brendshme. Mendja krijuese luan me objektet që do

– Takimi i dy personaliteteve është si kontakti mes dy substancave kimike: nëse ka një reaksion, të dy ata ndryshojnë

– Një burrë që nuk ka kaluar nëpër ferrin e pasioneve të tij, nuk i ka kapërcyer asnjëherë ata

– Njeriu i shëndoshë nuk i torturon të tjerët – zakonisht janë pikërisht të torturuarit, që torturojnë

– Çdo formë varësie është e keqe, qoftë kjo varësi nga alkooli, droga, apo idealizmi

– Fëmijët edukohen nga ajo që i rrituri është, dhe jo nga ajo që thotë

– Ne nuk duhet të pretendojmë që ta njohim botën vetëm përmes intelektit. Gjykimi i intelektit është vetëm pjesërisht i vërtetë

– Njeriu ka nevojë për vështirësitë; ato janë të domosdoshme për shëndetin

– Gjithçka varet nga mënyra si ne i shohim gjërat, dhe jo si ato janë

– Neuroza është gjithmonë një zëvendësuese për vuajtjet legjitime

– Të gjithë veprat e njeriut e kanë origjinën tek fantazia krijuese. Atëherë, c’të drejtë kemi ne që të zhvlerësojmë imagjinatën?

– Tkurrja prej vdekjes është dicka e pashëndetshme dhe jonormale, që na rrëmben neve qëllimin e pjesës së dytë të jetës.

Share: