Home KRYESORE E-MAILI I FATMIR XHAFËS PËRGËNJESHTRON AMBASADORËT LU-VLAHUTIN?

E-MAILI I FATMIR XHAFËS PËRGËNJESHTRON AMBASADORËT LU-VLAHUTIN?

Nëpërmjet një deklarate për mediat dy ambasadorët Lu dhe Vlahutin kanë kërkuar miratimin sa më të shpejtë, brenda afateve kushtetuese të 7 ligjeve. (sidomos ligjin e Vetingut)

Por në fund të deklaratës së dy ambasadorëve bie në sy një detaj. Ambasadorët shprehen se deputetët e opozitës janë njohur me draftin që në gjysmën e dytë të muajit qershor.

Shprehen ambasadorët në deklaratë:

Miratimi i shpejtë i ligjeve zbatuese është parakusht për nisjen e zbatimit të Reformës në Drejtësi, dhe i një rëndësie themelore për rrugën evropiane të Shqipërisë. Drafti u është shpërndarë të gjithë anëtarëve të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi gjysmën e dytë të muajit qershor”.

Ky afat i përmendur zyrtarisht nga ambasadorët jep idenë sikur deputetët e opozitës janë njohur me draftin që para një muaji, pra në gjysmën e dytë  të  muajit Qershor.

Por ka shumë gjasa që dy ambasadorët të kenë përmendur një afat të gënjeshtërt në këtë deklaratë.

Emaili i z.Xhafaj

E-maili i z.Xhafaj dërguar më datën 26 Korrik

Periudha e  përmendur nga ambasadorët bën një kontrast të fortë nëse lexon e-mailin që kreu i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj i ka dërguar anëtarëve të komisionit më datën 26 Korrik.

Në këtë e-mail z.Xhafa shprehet se pikërisht më datën 26 korrik, ekspertët e BE-së sapo i kishin dërguar atij katër shtojcat e reja të draftit.

Për më tepër që drafti në variantin e tij të parë, është publikuar në 1 korrik, në tryezën e debatit me grupet e interesit. Pas tryezës me grupet e interesit ka shkuar në komision.

Çka do të thotë që është e pamundur që PD-ja të jetë njohur me draftin në Qershor.

Nga ana e saj, PD-ja deri tani nuk ka paraqitur ndonjë pretendim publik për përmbajtjen e draftit, por ka kërkuar që të respektohet afati kushtetues për miratimin e ligjeve dhe mbledhjen e Kuvendit. / HashtagAL

Share: