Kryeministri turk, Binali Yildirim është shprehur se thirrjet e forta të popullit për rikthimin e dënimit me vdekje për organizatorët e dyshuar të grushtit të shtetit, nuk mund të injorohen nga qeveria turke.
Deklaratën, ai e bëri gjatë një interviste për Sky News.
Yildirim tha se arrestimet nuk kanë mbaruar dhe se më shumë arrestime do të kryhen ditëve në vazhdimdhe shtoi se Turqia është e vendosur për të siguruar ekstradimin e Imam Fetulaha Gulen, i cili jeton në mërgim në Shtetet e Bashkuara.
“Ne i kemi shkëmbyer të gjitha informatat dhe tani detyra bie mbi supet e qeverisë amerikane” – tha kryeministri turk.
Yildirim foli edhe për marrëdhëniet me Rusinë, në prag të një vizite nga Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan, më 9 gusht.
“Ne i kemi zhvilluar marrëdhëniet me Rusinë dhe kjo duhet të ndodhë edhe në të ardhmen. Ne kemi interesa të përbashkëta, të ardhmen e përbashkët me shtetin Rus”, ka thënë Yildirim.