Home KRYESORE Jeta Berisha: Traktat për feminizmin

Jeta Berisha: Traktat për feminizmin

Nga Jeta Berisha

Është vërtet bukur kur ndan mendime me dikë që mbështet të njëjtën kauzë si ty.

Idoeologjitë më të mëdha në botë janë krijuar për ta zhdukur dhunën dhe jo për ta promovuar atë.

Pa marr parasysh sa besimtar, feminist apo çfardo tjetër qofshim, nëse koncepti që mbështesim nuk prodhon paqe, duhet të vlerësojmë me autokritikë se kemi gabuar diku.

Meqë feminizmi shpesh cilësohet si temë tabu në vende ku flitet shqip dhe nga mungesa e informacionit na dërgon drejt një përqamje sociale.

1. Feminizmi nuk e mbështete dhunën në asnjërën formë.

2. Feminizmi synon të rris gra të forta, por nuk synon t’i bëjë gratë më të fuqishme se burrat.

3. Feminizmi s’ka për qëllim ta moralizojë dhe të viktimizojë gruan.

4. Feminizmi synon të ngrejë vetëdijen shoqërore që burrat dhe gratë duhet të jetojnë të barabartë pa dallim preferencash seksuale, racore, feje etj.

5. Pa problemet dhe dhunën, feminizmi nuk do të ekzistonte, megjithatë fenomeni ekziston, gratë janë të shkelura në çdo aspekt edhe pikë.

6. Gratë kanë po aq të drejta sa burrat.

7. Burrat kane po aq të drejta sa gratë.

8. Feminizmi është prozgjedhjeve dhe beson në çështjet personale të cilitdo.

Për mua feminist është secili person që beson se e keqja duhet të dënohet.

P.S. Dhe këto janë vetëm disa…

Share: