Home KRYESORE KUSH FSHIHET PAS NDIKIMIT TË SPITALIT AMERIKAN NË MEDIA?

KUSH FSHIHET PAS NDIKIMIT TË SPITALIT AMERIKAN NË MEDIA?

Askujt nuk i ka shpëtuar. Jo vetëm atyre që e njohin mirë medien shqiptare, por edhe atyre që e njohin më pak: tragjedia që ndodhi te ‘’Spitali Amerikan’’ u tentua të manipulohej në minutat e para të ditës së djeshme.

Të gjitha mediet që kanë lidhur kontrata me spitalin për reklama, tentuan të manipulonin publikun (për aq sa mundën), me vendin se ku po ndodhte.

Të pakta qenë ato medie që po tregonin me saktësi, se në ‘’Spitalin Amerikan’’, kishte ndodhur një zjarrvënie nga një pacient, i cili nuk jeton sot dhe që shkaktoi 2 viktima të tjera.

Mediet mëshuan te fakti sipas tyre se ngjarja kishte ndodhur te ‘’Pavijoni i Hemodializës’’.

Disa nga portalet nuk e dhanë fare lajmin, por nën trysninë e opinionit publik që po pyeste në rrjete sociale, nxituan ta raportonin, edhe pse vagullt.

Një pjesë bënë të kundërtën, nisën t’i bënin presion ‘’Spitalit Amerikan’’, duke publikuar ‘’fakte’’ se po presionoheshin nga përfaqësues të spitalit për raportim të lajmit.

Dhe e gjitha bëhet për një reklamë më shumë: ose për ta mbajtur, ose për ta fituar.

Zyra e PR-it të ‘’Spitalit Amerikan’’ me sa u pa nuk ishte shumë e përditësuar me realitetin e ri të informacionit:

Sot një ngjarje nuk mund ta fshehësh më! Atë vetëm mund ta ofrosh në këndvështrim tjetër.

Të gjendur përballë një fakti të tillë, përfaqësuesit e spitalit vetëm sot në mëngjes nisën të shpërndanin për mediet videon ku tregohej një i marrë që digjte veten, bashkëvuajtësin në pavijonin e Dializës, fatkeqen ngjitur dhe që asfiksoi plot 25 të tjerë.

Por pyetja që vlen është:
Si ka mundësi, që një spital privat, si ai ‘’Amerikan’’ të arrijë të ushtrojë një trysni kaq të hapur mbi medien?  Pse i ka nën komandë?

spitaliamerikanligjiLigji shqiptar e ndalon median të reklamojë produkte dhe shërbime spitalore ose farmaceutike të shërbimit bazë për pacientët.

Është e sanksionuar në ligj diçka e tillë.

Por spitalet private dhe sidomos ai ‘Amerikan’ prej vitesh reklamojnë produkte dhe shërbim në mediet kryesore dhe anësore të vendit.

Në Shqipëri ekziston dhe AMA, Autoriteti që mbikqyr zbatimin e ligjit në media.

Por në rastin e spitalit amerikan AMA duket se e ka neglizhuar ligjin dy herë.

Një herë për reklamimet e paligjshme. Dhe herën e dytë, AMA ka shpërfillur abuzimin e medias me keq-raportimet e flakëve në Spitalin Amerikan. /HashtagAL

Share: