Home KRYESORE Mirëserdhët boys! Uroj të mos zini të dashura shqiptare.

Mirëserdhët boys! Uroj të mos zini të dashura shqiptare.

Nga Ylli Dylgjeri

Ishim mirë këto vite vetëm me informacionin që jepnim e merrnim në Facebook. Veç zyrave të krimit ekonomik u zgjeruam edhe me portalet antikorrupsion, që qeveria i hapi andej- këndej në ministri e institucione. Më tej shtuam edhe bilbilfryesat në rradhët tona. Por s’mjaftoi. Shpikja e Qytetarit digital, ishte gjetja që turbulloi gjithshka në skenën e krimit ekonomiko- politk. Informacioni korruptiv rridhte lumë, por mungonin specialistët e pavarur. IMSIcatcher punonte ilegalisht…

Së fundi, votuam edhe Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Sërisht rezultati vonoi. Drejtësia ishte e shtrembëruar. Duhej ndryshim…

Reforma u votua me konsensus.

Vjen FBI

Nga kjo javë në shqipëri vinë “djemtë nga Arkansasi”. Vjen FBI. E kërkuam dhe e votuam. Nuk donim të mernim e jepnim informacion vetëm në Facebook? Informacioni do ti jepet taze edhe FBI-së amerikane. Është aleati ynë strategjik.

Pastaj, nuk është e panjohur kjo punë për ne. Ky është zanati ynë tradicional e i kahershëm. Fillimisht gojë më gojë. Pastaj syrin te vrima çelsit. Pastaj veshin në derë. Më pas me letra te “gështenja me zgavër”, me bashkëpuntorë…. dhe e fundit është skuadra FBI-së midis nesh.

Mirëserdhët boys!

Këtu, ka punë për sot e për nesër.

Uroj të mos zini të dashura shqiptare, e të mos harroni pse keni ardhur ! Shokët tuaj që erdhën vite më parë nën emrin ICITAP etj, sot janë të martuar. I doni emrat ?
Ju priftë e mbara!

Share: