Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti
Mbas zhurmes se Tiranes se mbipopulluar;
Mbas pluhurit dhe mbeturinave te kudondodhura ne kryeqytetin tone;
Mbas rrumujes se qarkullimit kaotik rrugor;
Mbas rremetit te grindjeve, zenieve e vjedhjeve;
Mbas kakofonise se bareve me tallavs te cmendura;
Mbas parlamentit te gladiatoreve te paepur per jo pune publike;
Mbas ekraneve te plasaritur nga lajme tragjiko-komike;
Mbas radiove qe na ndjekin pas kudo me muzike tersndjellese;
Mbas faqeve te gazetave qe na shqyejne syte me fytyra kriminelesh;
Mbas pleqsh qe flasin me vete duke numruar kacillet ne xhep;
Mbas amvisave qe u gezohen dy domateve e tre specave per gatim;
Mbas intelektualeve enderrprishur nga mbijetesa me injorancen;
Mbas te rinjve qe ngrihen e bien me endrren e largimit diku tehu…;
Mbas ulurimave te femijeve qe lindin e rriten pa shijuar moshen e vet;
Mbas gjithckaje shijekeqe te lene pas ne Tiranen tone te dashur e te mjere kujtojme vargjendriturat e Naimit….sa aktuale..
“Mendje merr fushat dhe malet, larg-larg nga qyteti; nga brenga nga thashethemet, nga rremuja, nga rremeti”
E vijme ketu ne Ksamil..
Mes ajrit te lehte
Mes detit te kristalte,
Mes pishave plot ere,
Mes njerezve te qete,
Mes mes qiellit e tokes,
Mes endrres e reales,
Mes te djeshmes e te nesermes,
Mes te mtekullueshmes..
MY BEAUTIFULL ALBANIA!