Partia demokratike nepermjet nje njoftimi zyrtar ben me dije se për 6 mujorin e parë të këtij viti: Ekonomia eshtë zhytur edhe më shumë në krizë, konsumi ka rënë, prodhimi në vend ka rënë. Deficiti tregtar rezulton të jetë 14.4% me i lartë sesa në qershor 2015. Eksportet 6.4% me të ulëta se një vit më parë. Importet në qershor 2016, rezultojne 1.6% me të ulëta krahasuar me muajin paraardhës.
Sipas PD, ndërsa në nivel 6-mujor, rezulton se eksportet janë 7.8% më të ulëta sesa eksportet janar-qershor 2015 dhe sipas saj, këto janë te dhenat që tregojnë luften e biznesit për të prodhuar, për të ekzistuar madje, nën tutelën armiqësore e të dhunshme të një qeverie që vetem rrit taksat, shton gjobat, ngren cmimet e e energjise dhe naftes, dhe nuk kryen asnje pune, asnje sherbim.
Taksat e larta, korrupsioni, dhe armiqesia ndaj punes dhe prodhimit mungesa e besimit dhe i kane marrë frymën biznesit, duke e detyruar atë të mbyllet, ose të shkurtojë vendet e punës, duke sjellë këto rezultate. Fuqia blerëse është në kuotat më të ulëta historike, për shkak të varfërisë, papunësisë e mungesës së të ardhurave. thuhet ne deklaraten e PD e cila ben pergjegjese keqqeverisjen e Edi Rames qe sipas saj rreket me cdo cmim ta heqe debatin nga hallet e verteta te njerezve me llomotitjet e konfliktit politik.