Home KRYESORE Reforma ne Drejtesi akt historik, por historine mund ta bejne vetem qytetaret.

Reforma ne Drejtesi akt historik, por historine mund ta bejne vetem qytetaret.

Nga Arian Galdini

Sot 1 dite pas miratimit te Reformes ne Drejtesi, po mendoja nese vertete ndodhi ajo qe u fry propagandistikisht aq shume, apo thjesht u krye edhe nje pune me shume ne kuader te puneve qe bejne me prioritete politikanet tane, e qe shfryhen si tollumbace fill pasi harrohet prioriteti…
Nuk e di.

Une vete e dua shume politiken, bej politike, por me shume sesa politikes i besoj betejave qytetare.

Shqiperia do te mund ta shohe mrekulline, jo te nesermen e reformave te tilla qe ne politika i quajme si historike, por vetem diten kur ne qytetaret shqiptare do te ngrihemi ne kembe e do te ngreme krye kunder korupsionit dhe qeverisjeve te keqija.

Persa kohe ne do te vazhdojme te shesim voten dhe blejme vendet e punes, te shesim dinjitetin qe ti mbajme vendet e punes, rreshtohemi kombetarisht si ne ndeshje futbolli duke bere tifo per Reformat e Politikes duke brohoritur secili ekipin tone te zemres, persa kohe ne do te jemi gojecartur per ti share te gjithe, e gojembyllur per te thene te vertetat, persa kohe ne do tu kerkojme llogari atyre qe nuk kane asnje faj e qe jane te dobet si ne nderkohe qe ne adhurojme ata qe jane plackitesit tane, jam i sigurte se asnje Reforme historike nuk ka per te ndryshuar asgje, asgje, asgje.

Reforma ne Drejtesi, eshte nje Akt historik sepse u be nje Kushtetute e re.

Aktet historike qe ben politika, zakonisht arkivohen dhe kujtohen vetem neper simpoziume dhe kumtesa.

Te vetmet akte te gjalla, jane aktet qytetare, te perditshme, kryengritese, demokraci, liri e dinjitet mbrojtese.

Pa qytetare kryengrites, nuk ka as Drejtesi, as Liri, as Demokraci, as Dinjitet, as Zhvillim.

Une si qytetar, aktivist civil, aktivist politik, Kryetar i LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike, jam natyralisht i gezuar nga miratimi i Reformes ne Drejtesi, por nuk i kam aty shpresat per Drejtesine e kaq shume kerkuar nga ne shqiptaret.

Shpresat e mia jane vetem tek fuqia e qytetareve shqiptare per te ngritur krye kunder korupsionit dhe kunder qeverisjeve te keqija.
Nese nuk ngreme krye ne qytetaret, nuk ka Reforme qe ia ngre dot koken Drejtesise se perdhosur.

Ndaj po ndaj me ju nje mesazh qe ma ka derguar 1 vit me pare, nje miku im i shtrenjte, qe deri para dy javesh ka qene Minister i Komunitetve dhe Kujdesit Social ne Qeverine e David Cameronit ne Britanine e Madhe. Ne kete mesazh une kam gjetur frymezimin e betejeva te mia qytetare e politike.

Motoja e ketij mesazhi eshte e thjeshte dhe e qarte:
Flisni. Flisni dhe vetem vazhdoni te flisni.

Kjo eshte edhe thirrja qe kam une per cdo qytetar shqiptar.

Mos shkembeni mesazhe urimi per Reformen ne Drejtesi, mos dilni nga Liqeni per Piknik. Nuk eshte pushim, e nuk ka ndodhur mrekullia. Nuk eshte as Krishtlindje ne Korrik, sic thone amerikanet.
Eshte vetem nje Akt Historik nga Politika. Qe ky Akt Historik, te mos arkivohet e behet histori, ne qytetaret duhet te vazhdojme te flasim, e flasim e vetem te flasim, duke thene e kerkuar te vertetat dhe dinjitetin tone. Reforma ne Drejtesi eshte nje akt historik, por une besoj se historine mund ta bejne vetem qytetaret.

Per ta mbyllur po ndaj me ju edhe mesazhin e mikut tim nga Britania e Madhe.

Kur une beja betejen kunder mizorise se Sistemit Shendetesor shqiptar dhe kunder Mafias se Ilaceve, Alistair Burt, me dergoi kete mesazh:
Pershendetje Arian,

E lexova mesazhin tend me shqetesim dhe mund ta imagjinoj, sesi ndihesh ti pas gjithckaje ke kaluar aty,
Te lutem, kujdesu per sigurine tende. Qendro ne kontakt me miqte e tu ne parti te tjera politike dhe ne shoqerine civile. Ka kohe te tilla kur politikanet dhe aktivistet civile mund ta ndihmojne njeri-tjetrin.

Vazhdo te flasesh. Vazhdo te flasesh dhe vazhdo te flasesh.

Ndonese keto gjera duken kaq te paparashikueshme per momentin, ka nje kryengritje kunder korupsionit dhe qeverisjes se keqe.

Te lutem, me mbaj ne kontakt mbi zhvillimet aty dhe une do te sigurohem qe te tjere MInistra ketu jane ne dijeni.
Ti ke miq keto, mos e harro kete.

Pershendetjet me te ngrohta,
Alistair

(Alistair Burt, Deputet i Parlamentit Britanik per NE Bedforshire, Minister Shteti per Komunitetet dhe Kujdesin Social, Ish Minister per Lindjen e Mesme dhe Azine Jugore ne FCO – Foreign and Commonwealth Office)

Share: