Home KRYESORE Reforma ne drejtesi-Deshtimi nuk eshte opsion

Reforma ne drejtesi-Deshtimi nuk eshte opsion

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Si kurre me pare kam marre letra, kerkesa dhe komente nga patriote prej kater aneve te botes lidhur me reformen ne drejtesi. Pavaresisht se nuk jam ekspert i drejtesise, shqetesimi i madh kombetar, publik dhe nderkombetar po me ben te dal pertej kufijve te dijeve dhe eksperiencave te mija.

Nga analistet e perditshem verej nje mangesi shume serioze. Verej analiza te dominuara nga ngarkesa politikash lokale dhe personalizimesh te aktoreve politike lokal. Pak kush ose askush nuk po e sheh reformen ne drejtesi ne qasje historike dhe perspektive pertej demokracise shqiptare dhe pertej sovranitetit tradicional.

Ne fakt reforma ne drejtesi i kalon caqet e demokracise se veteizolimit. Ajo eshte permbyllja e nje tranzicioni pa shtet ligjor, pa barazi perpara ligjit, pa institucione drejtesie te pavarura, pa respekt per te drejtat e njeriut, pa ekonomi te lire e te ndershme, pa besueshmeri dhe respekt nderkombetar. Pra reforma ne drejtesi eshte fillimi i munguar i demokracise shqiptare.

Gjithashtu reforma ne drejtesi kalon caqet e konceptit te sovranitetit tradicional vestfalian. Ajo i qaset vizionit te sovranitetit bashkekohor ku shume dimensione transferohen ne qendra rajonale e globale nepermjet proceseve integruese dhe globalizuese.

Pra, si ne dimensionin e demokracise ashtu edhe ne ate te sovranitetit, reforma ne drejtesi ne Shqiperi tejkalon rendesine per demokracine lokale shqiptare si dhe dimensionin e ngushte tradicional te sovranitetit.

Tanime reforma ne drejtesi e Shqiperise eshte sfide e demokracise Perendimore pergjithesisht dhe e trendeve integruese dhe globalizuese boterore. Aktoret dhe faktoret lokale shqiptare tanime lypet te kuptojne se jane te pafuqishem per te penguar ate.

Perballe tyre qendrojne demokracia si hapsire gjeopolitike euro-atlantike e perfaqesuar nga shtete individuale globale si ShBA dhe Gjermania si dhe institucionet me te fuqishme trans-rajonale dhe rajonale si NATO dhe BE.

Pra reforma ne drejtesi e ka shnderruar Shqiperine dhe demokracine shqiptare ne nje projekt-pilot Euro-Atlantik per mbare Ballkanin Perendimore e me gjere.

Pikerisht per kete dimension pertej demokracise shqiptare dhe pertej sovranitetit vestfalian, per reformen ne drejtesi ne Shqiperi deshtimi nuk eshte opsion.

FAILURE IS NOT AN OPTION!

Share: