Home KRYESORE Ruset per foton e Rames me Obamen e per ceshtjen shqiptare

Ruset per foton e Rames me Obamen e per ceshtjen shqiptare

Media e njohur ruse “Sputnik” në një artikull analizon Shqipërinë dhe Kosovën e lidhjet e politikanëve shqiptarë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sputnik shkruan se shteti më i ri, Kosova është njohur nga shumë vende botërore që prej shpalljes së pavarësisë dhe një rol të madh në këtë aspekt ka luajtur Shqipëria dhe lobimet e politikanëve amerikanë.

Media ruse përmend këtu edhe skandalin e fundit që ka gjetur vend në mediat amerikane, atë të fotos së Kryeministrit Edi Rama me Presidentin Barack Obama në vitin 2012, për të cilën u paguan 80 mijë Dollarë, që dyshohet nga Shqipëria, shkruan SYRI.net.

“Të martën, Politiko raportoi se në vitin 2012 Kryeministri shqiptar Edi Rama është përfshirë në një skemë për të paguar 80,000 Dollarë fond për fitoren e Obamës para zgjedhjeve presidenciale në SHBA atë vit. Në këmbim, Rama u lejua të merrte pjesë në aktivitet dhe përdori një foto me Obamën për të treguar në Shqipëri se ka mbështetjen e Presidentit amerikan”, raporton “Sputnik”.

Në artikullin e medias ruse flasin edhe analistë serbë, që thonë se “politikanët shqiptarë dhe politikanët kosovarë përdorin sistemin e korruptuar në avantazhin e tyre”. Sipas tyre, lidhjet mes lobistëve amerikanë dhe politikës shqiptare nisën në fund të shekullit të 19-të, por u thellua më shumë në fund të viteve 1980 kur një delegacion i politikanëve të lartë të SHBA vizituan ish-Jugosllavinë, duke përfshirë edhe Kosovën./SYRI.net/

Share: