Kërcënim, “Të gjithë shqiptarët duhet ta braktisin Kosovën sepse ajo do ti kthehet Serbis”, kështu ka deklaruar Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin duke e shokuar opinionin e gjërë demokratik ndërkombëtar.
Një video që po qarkullon në rrjetet sociale ku shihet Presidenti rus, Vlladimir Putin, në një konferencë për media, ai në pyetjen e parashtruar nga gazetarët në lidhje me Kosovën, ai ka theksuar se Kosova aspak nuk dallon nga rastet si Qiproja e Veriut apo shumë shtete tjera të vogla të cilat kërkojnë pavarësi dhe nuk e kanë marrë, shkruajn mediat maqedonase, reporter.mk.
Ndryshe, populli i Kosovës luftoi dhe e fitoi luftën ndaj okupatorit serb në vitin 1999. Nëntë vite më pas populli i Kosovës shprehu vullnetin që Kosovën ta shpallë shtet sovran dhe të pavarur në përputhshmëri me gjitha konventat dhe marrëveshjes ndërkombëtare.
Pavarësia e Republikës së Kosovës tanimë është e pranuar nga më shumë se 100 shtete të botës dhe autoritetet e Kosovës duhet të përgaditen që të parashtrojnë kërkesë deri te OKB-ja për pranimin e Kosovës si shtet anëtar i kësaj organizate botërore./Bota Press