Home KRYESORE Clinton: Nëse je mysliman, e urren terrorizmin, Amerika të do ty!

Clinton: Nëse je mysliman, e urren terrorizmin, Amerika të do ty!

1992 Democratic presidential candidate Bill Clinton hugs his wife Hillary after she introduced him to well wishers at a downtown Chicago hotel, March 10, 1992. (AP Photo/Ralf-Finn Hestoft)

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, iu ka kërkuar demokratëve dhe publikut amerikan që ta votojnë bashkëshorten e tij në nëntor, duke thënë se duke e bërë atë gruan e parë që bëhet presidente, ajo do t’i bëjë Shtetet e Bashkuara një vend më të mirë dhe më të fuqishëm.

Fjalimi i 26 korrikut i Clintonit para Konventës Kombëtare Demokrate në Filadelfia, dhe miliona njerëzve që e kanë përcjellë fjalimin e transmetuar në televizionet amerikane, është konsideruar pika kryesore e natës së dytë të kësaj konvente.

Bashkëshorti i kandidates favorite për presidente të SHBA-së, u ka bërë thirrje myslimanëve që nëse e duan Amerikën dhe lirinë të qëndrojnë aty, sepse vendi ka nevojë për ta.

“Nëse ti je mysliman dhe e do Amerikën e lirinë, e urren terrorizmin, qëndro këtu dhe na ndihmo të ndërtojmë së bashku të ardhmen, ne të duam ty”, është thënia e Clintonit që mori shumë komente pozitive në rrjetet sociale./lAJMI.NET

Share: