Nga Sulejman Abazi
Së pari: Lufta kundër Racizmit dhe ndërtimi i vetëdijës qytetare për respektimin e të drejtave njerëzore dhe rritjen e vlerave të Demokracisë.
Së dyti: Zgjedhja e një Presidenti me ngjyrë si në rastin e Barak Obamës, duke dëshmuar largimin përfundimisht nga paragjykimi racial.
Së treti: Ka ardhur koha me sa duket e evntit të fundit: Zgjedhja në krye të SHBA-ve e një Presidenti femer, për herë të parë në historinë e këtij supershteti.
Është fakt që, në rastin e zgjedhjeve Presidenciale në SHBA-të, për një moment njerëzimi mban frymën, i vetëdijshëm se zgjedhja më e mirë që bën populli amerikan lidhet me fatet dhe perspektivën e tij.
Asnjëherë në jetën politike të këtij vendi, nga demokracia amerikane nuk është pranuar përfaqësimi i njerëzve të biznesit në postet e larta shtetërore. Një miliarder, si në rastin e Tramp, do ta ketë të vështirë të bëhet President i SHBA-ve. Të paktën këtë traditë politike amerikanët e kanë të konsoliduar, të provuar dhe i kanë ndjerë përfitimet nga vlerat e saj.
Edhe një herë që ka ndodhur për emergjencë në një kohë të shkurtër, ka qenë një rast i vecantë dhe i papërsëritshëm.
Largimi i mjaftë figurave qëndrore nga Konventa Republikane, mbase mbase është një sinjal dhe një pranim i këtij eventi të veçantë, duke i hapur rrugën për herë të parë një femre si Presidente e SHBA-ve.
Pranimi i Hillary Klinton nga Konventa Demkrate si përfaqësuese e kandidatit për President, e bën këtë garë të hapur dhe mjaft interesante.
Le të bëhet më e mira për popullin amerikan dhe interesat e popujve të tjerë në botë.