Nga Msc. Asjola Lamllari
Nëqoftëse je një femër 17-vjeçare, 47-vjeçare apo çfarëdolloj moshe tjetër dhe dëshiron të bësh karrierë, ky artikull bën për ty.
Nga një studim botëror i udhëhequr nga Aççenture, mbi 3.400 drejtues kompanish, ka rezultuar që 69% e grave e kanë pasur të vështirë të bëjnë karrierë brenda një Shoqërie. Çështja është se femrat, për të arritur majat, duhet të bëjnë gjithçka që bëjnë meshkujt… dhe ndoshta ndonjë ekstra.
1. Çfarë njeh
Me “çfarë njeh” , nënkuptoj eksperiençat dhe kompetençat e deklaruara në CV-në tuaj, është themeli i çdo lloj karriere. Titujt e studimeve nuk janë vetëm një mënyrë për të përfituar aftësi, shërbejnë edhe për të fituar besim dhe të hysh në botën e jashtme, duke zhvilluar një rrjet njohjesh të dobishëm për karrierën.
Një diplomë në vetvete nuk është aq e rëndësishme, sepse ajo që ka më shumë rëndësi është se ku ke studiuar dhe notën që ke marr.
Elisabeth Taylor, grua shumë ambiçioze, ka thënë: “ Suksesi është një deodorant shumë i mirë, largon erën e keqe e së kaluarës.”
Titujt e studimeve janë të rëndësishëm sepse:
• japin siguri
• janë një provë e aftësive tuaja
• krijojnë lidhje të rendësishme
Besimi në veten tuaj është një karakteristikë themelore për një karrierë suksesi. Po për të pasur vërtet sukses, duhet kombinuar “Çfarë njëh” me “Kë njeh”
2. Kë njeh
Është bazike të krijosh një rrjet njohjesh. Mrs Moneypenny në librin e saj “Femrat dhe karriera” thotë që ndjek 3 filtra për krijimin e rrjetit të kontakteve dhe ato janë:
1. A më pëlqen ky person? Ndihem e konsideruar?
2. E adhuroj këtë person? Mund të jetë një burim ispirimi?
3. A kam besim tek ky person?
Për të krijuar sa më shumë kontakte duhet të marrësh pjesë nëpër evente, të ndihmosh të tjerët edhe pse ty nuk “të hyn gjë në xhep”.
Mbani mend që sekreti për të mbajtur kontaktet është të shihesh sa më shumë të jetë e mundur.
3. Nuk është kurrë shumë vonë
E vërteta është se nuk është kurrë vonë për të hyrë në politikë, për të shkruar romanin e parë, për të ngjitur malin Everest apo të mësosh notin.
Anna Mary Robertson Moses, një grua që filloi të pikturonte në moshën 76-vjeçare, kur artriti i kishte deformuar duart deri në atë pikë që ajo nuk arrinte të qepte me gjilpërë. Kur ajo vdiq, pikturat e sai ishin ekspozuar në gjithë muzeumet e botës.
Këtë histori e tregoj për të kuptuar që nuk është kurrë vonë për të bërë karrierë. Ne femrat, edhe pse kemi shumë dëshira, pengohemi nga fjalët “është vonë”. Nuk duhet përdorur justifikimi i moshës.
Poeti gjerman Bertol Breçht ka thënë: “Kush lufton mund të humbasë, kush nuk lufton ka humbur”.
4. Thuaj “JO”
Femrat nuk janë të prirura të thonë JO. Kevin Leman, autor i librit “ Femrat e zgjuara dinë se kur të thonë JO”, përqëndrohet mbi motivet për të çilat shumë femra nuk thonë jo dhe ato janë:
• kanë autostimë të ulët
• dëshirojnë që të gjithë te jenë të lumtur
• ndihen inferiore ndaj meshkujve, etj
Çdo femër duhet të ketë prioritetet e tyre dhe normalisht nuk mund të bëjë shumë gjëra në të njëjtën kohë. Duke njohur prioritetet e tua, do dish nëse është rasti për të thonë jo një propozimi.
Energjia është marka e suksesit dhe energjia jote vjen nga burim i vetëm: vetja juaj. Nuk mund të jeni në dy vende në të njëjtën kohë, kështu që jeni të detyruara të thoni jo diçkaje.
5. Nuk mund të bësh çdo gjë
Nëse tenton gjithmonë për të pamundurën, do të ngelesh e zhgënjyer dhe në tëntativën për të bërë gjithçka, mund të jesh pothuajse e sigurtë që do falimentosh.
Nëse do të bësh diçka mirë, duhet ti kushtosh kohë dhe vëmëndje. Përqëndrimi është shumë i rëndësishëm për një karrierë suksesi.
Mund t’ja dalim të bëjmë çdo gjë, por jo në të njëjtën kohë. Gjithmonë duhet hequr dorë nga diçka për ti dhënë përparësi diçkaje tjetër. Ka shumë gjëra që ne dëshirojmë të bëjmë, por duhet të zgjedhim. Duam të bejmë karrierë dhe pjesën tjetër të kohës t’ja kushtojmë familjes apo të jemi shtëpiake që të gatuajmë , të pastrojmë dhe të kemi kohë për veten tonë? Thjesht është çështje prioriteti.
6… megjithatë duhet të bëjmë gjithçka
Femrat në karrierë edhe pse punojnë nga mëngjesi deri në darkë, nuk mund të lënë pas dore shtëpinë. Duhet të përkujdesen për familjen, dikush për fëmijët e dikush për prindërit e moshuar, të paguhen të gjitha detyrimet ndaj shtetit etj.
Sipas meje, ne femrat jemi shumë më të zonjat se burrat në multitasking edhe për këtë arsye arrijmë të bëjmë shumë gjëra në të njëjtën kohë dhe të thëmi të vërtetën, burrat presin që ne gratë t’i bëjmë të gjitha punët e shtëpisë. Faktikisht, ne duhet të vëmë një rregull: kush gatuan nuk lan pjatat dhe nuk pastron.
Ajo që duhet të dini për të ngjitur shkallët e karrierës, është se duhet të keni familjen që ju mbeshtet. Nëse jeni e martuar, burri juaj duhet t’ju mbështesë dhe t’ju ndihmojë në çështjet e shtëpisë. Duhet të delegoni detyra te anëtarët e tjerë të familjes, në mënyrë që të arrini atë çka dëshironi.
7. Aftësia finançiare
Janë 3 motivet për të çilat femrat në karrierë duhet të bëhen eksperte në aspektin finançiar:
1. Të kenë kontroll të plotë të finançave personale
2. Të kuptojnë gjuhën e profesionistëve të niveleve më të larta
3. Një pjesë e madhe e femrave në një nivel të lartë të karrierës, duhet të merren me menaxhimin e të ardhurave të kompanisë.
Femrat ambiçioze përqëndrohen në atë që bëjnë, por nëse nuk punojnë më shifrat, kanë tendençën të adresojnë energjitë e tyre shumë larg nga paraja.
8. Dimensioni i tretë
Duhet të zhvilloni një dimension të tretë për të pasur më shumë sukses. Diçka që nuk ka të bëjë me punën apo familjen tuaj, por të jetë një burim i çili ju bën më interesante tek të tjerët. Mund të përmendim bamirësinë, sportin, politikën apo të shkruash.
Dimensioni i tretë ju hap dyert që të krijoni një rrjet sa më të madh njohjesh, nëpërmjet të çilit mund të arrini majat e karrierës që dëshironi. Mbani mend: më shumë jepni se të merrni. Ofroni ndihmë dhe do keni ndihmuar veten tuaj.
Mënyra më e mirë për të ndihmuar të varfërit është që të mos bëhesh një si ata.
9. Të jesh PR i vetes.
Çdo femër duhet të kalojë 5% të kohës së saj duke promovuar veten. Nuk është e mjaftueshme që të jeni të zonja në punë, por njerëzit duhet të dinë se kush je. Duhet të bëni me pak fjalë, pak Personal Branding.
Duhet të “markoni” veten tuaj, duke filluar nga paraqitja e tek ajo çka doni të trasmetoni. Mediat soçiale mund t’ju ndihmojnë për këtë. P.sh LinkedIn apo profili në Facebook. Ju keni mjetin për të treguar vlerat tuaja dhe jini të sigurta që njerëzit krijojnë një imazh për ju pikërisht në bazë të asaj çka ju publikoni.
Duhet të konsideroni garderobën tuaj si një investim për karrierën, duke mos harruar dhe flokët që duhet të kenë një ngjyrë dhe një model të përshtatshëm për punën tuaj.
10. Vetëm nuk ja del dot
Si në punë edhe në shtëpi, vetëm nuk ja dilni dot. Duhet të rrethoheni nga njerëzit e duhur, të çilët ju mbështesin dhe ju ndihmojnë në punët tuaja. Suksesi nuk arrihet vetëm, por falë një pune në skuadër.
Ajo çka duhet të bësh, është të identifikosh dhe të njohësh punën e të tjerëve. Një nga fjalët që duhet të përdorësh më shumë kundrejt të tjerëve, është “Faleminderit”.
Duhet të kuptosh se çilat janë pikat e tua të forta dhe ti aplikosh ato drejt suksesit e për sa i përket atyre të dobëta, duhet të “shfrytëzosh” të tjerët. Delego rolet që nuk të pëlqejnë dikujt që i zhvillon me gjithë qef.
Një këshillë e fundit për ta mbyllur për bukuri: Ndihmoni femrat e brezit më të ri. Madeleine Albright ka thënë: “Ka gjithmonë një vend speçial në ferr të rezervuar për femrat që nuk ndihmojnë të tjerat”