Gjithçka nisi në 25 janar të këtij viti nga një ndjekje policie në rrugët e Londrës. Forcat e rendit ishin vënë në ndjekje të një grupi shqiptarësh që merreshin me trafik droge, por njëri prej tyre e kuptoi që ishte nën vëzhgimin e policisë dhe për këtë shtoi gazin e makinës dhe përfundoi në një servil kompiuterash duke shkaktuar dëmë në mijëra paund.
Shqiptari u identifikua si Tristen Asllani. 29-vjeçari po mbahej nën vëzhgim kur i dorëzoi një valixhe shqiptarit tjetër Arbër Beqaj. Në atë valixhe ndodheshin 12 kilogram kokainë. Beqaj i shoqëruar nga Ndriçim Musaj u largua me një taksi, por u bllokua nga policia duke i vënë të dy në pranga dhe sekuestruar lëndën narkotike.
Në krahun tjetër Tristen Asllani nuk ishte në dijeni për kapjen e shokëve të tij dhe kishte shkuar sërish në shtëpi dhe kishte dalë me një tjetër valixhe me kokainë. Në këtë moment e kuptoi se po ndiqej nga policia dhe u përpoq të shpëtonte duke rritur shpejtësinë por shkaktoi aksident duke u arrestuar.
Në valixhe kishte 21 kilogram kokainë. Në shtëpi policia i gjeti 16.5 kg kanabis si dhe një armë scorpion me silenciator. Këtë të premte u dha vendimi i gjykatës londineze për 3 shqiptarët. Tristen Asllani u dënua me 25 vite burg, 11 vite për trafik droge dhe 14 për armëmbajtje pa leje.
Arbër Beqaj Kurse Beqaj u dënua me 8 vite burg ndërsa Ndriçim Musaj me 9 vite heqje lirie. Sipas medieve britanike vlera e drogës së sekuestruar arrin në 6.4 milionë paund./lapsi.al/