Home KRYESORE A mund te kontribuojme, vellazen e motra shkodrane ti kthejme dinjitetin qytetit!?

A mund te kontribuojme, vellazen e motra shkodrane ti kthejme dinjitetin qytetit!?

Nga Romeo Gurakuqi

Shumica iken! Kane 25 vite qi e bajne kete udhetim te gezueshem dhe te trishte, njikohesisht. Djemte e vajzat e qytetit tem, bashkemoshataret e mi, ato ma trimat dhe ma trimneshat, qi s’duruen vuejtjen, varfnine, trazimin dhe ranien e imponueme mbi kryeqendren e kultures, arsimit, shkences e jetes se emancipueme shqiptare.

Nuk duruen fyemjen dhe dhunen. Sot ata kane ndertue nji jete te tyne, ne dhe te huaj, dhe ndersa vitet kalojne, ata ma ralle do kthehen ne Shkodren e tyne te zemres.

Historia e boshatisjes se heshtun te nji qyteti, nji kulture avanguarde; historia e zhvendosjes se rolit paresuer te nji qytetnimi, me te cilin duhej llogaritur bashkarisht e ardhmja institucionale e politike e Shqipnise, dhe para te cilit nuk mund te dilje, lehte e pa u mat, me komunikue live ne twitter, asnji dallkauk qe pretendon te qenunin europianist.

A mund te kontribuojme, vellazen e motra shkodrane, me ia kthye lavdine dhe rolin paresuer, qytetit dhe krahines se Pashko Vases, Bushatlinjve, Zef Jubanit, Fishtes, Arshi Pipes, Sami Repishtit etj?

Nji rruge ka: femijet e shkolluem pershtatshem jashte vendit, te kene hapesire prioritare ne administrate dhe institucionet themelore ekonomike e financiare, dhe ne perfaqesine e Shkodres. Rania duhet ndale!

Ndryshe, serish nga twitter, gjeli dhe gjelat do i japin zemer padijes dhe forces, dhe ne do mbetemi rob i djemve dhe vajzave te politikes se gjenerates se injorances dhe pavendosmerise, qe u shkojne nga mbrapa “udheheqesve te ndritur”, ne Lalez dhe Jalez!

Share: