Home KRYESORE Analist i rekrutuar!? Ahhh, si nuk na rekrutoj njeri!!!

Analist i rekrutuar!? Ahhh, si nuk na rekrutoj njeri!!!

Nga Ylli Dylgjeri

Ahhh, si nuk na rekrutoj njeri!!!

Më kujtohet kjo ofshamë e dalë nga shpirti i një kolegu gazetar në Oklahomën e largët në SHBA. 8-të gazetarë shqiptare, kishim fituar një burse të USAID për tu kualifikuar në Universitetin e Shtypit në Tullsa. Ishte hera e parë që shkelnim në tokën amerikane. Amerikën e njihnim deri atëhere vetëm nga politika, gazetat e romanet…

Ditet ishin të ngarkuara me mësim, e praktikë pune pas mësimit. Lodhja kish bëre të veten.

Ato pak minuta të lira që kishim pinim duhan në kopshtiet e Universitetit, të fshehur nga rregullat amerikane.

Në një nga këto dite, kolegu im gazetar, i shtrirë përmbys në barin e njomë të livadhit, shpërtheu me zërin e tij verior:

Ahhh, si nuk na rekrutoj kërkush këtu!!!!

Qesha me të madhe. E qetesova kolegun duke e sqaruar se duhen pritur edhe rezultatet e provimit. Studenti më i mirë do jetë edhe spiuni më i zoti… Trajnimi mbaroi dhe kerkush nuk u duk…

Kane kaluar afro 20 vjet nga ajo kohe dhe per dreq mu kujtua ky detaj sot duke lexuar një shkrim në një nga portalet shqiptare. Autori bënte qepaze nje analist shqiptar që pasi dështoi sipas tij në profesion, u shit shtenjte e u rekrutua nga shefit politik i rradhës.

Pas kësaj, analisti gjuan çdo dite nga dritarja e tij politiken e dites. Kështu shkruan sot per Te, ky gazetar.. Me vjen sinqerisht keq per analistin “e blere”. E njoh nga feminija. E kam pasur dhe shok klase ne fillore. Por nejse. Puna e tij. Kështu e ka ndertuar mbijetesën, paçka se Unë nuk dua ta besoj blerjen.

S’dua ta besoj se ka nje emer kjo familje. Ka një kumt qytetarie. S’dua ta besoj edhe për faktin se e shoh çdo javë në TV, kur predikon drejtësi e liri fjale. S’dua ta besoj se edhe Unë me shkrimet në FB, perlahem nga portalet çdo ditë. Por kërkush nuk ofron asnjë qindarkë, qoftë botues apo politikan. Asnjë fjalë. Asnjë falenderim.

Mirënjohesit e mij janë vetem frends-at e FB. Pra, Like, Like, Like, çdo ditë.

Dhe kurrë Lekë, Lekë, Lekë…

Like është blerja, për më shume s’ka guxuar e guxon kush.

Share: