Home KRYESORE Shpërthim në Turqi, deri tani dhjetëra të plagosur (video)

Shpërthim në Turqi, deri tani dhjetëra të plagosur (video)

Një autobombë ka shpërthyer pasditen e sotme në krahinën Mardin në Turqi. Sipas mediave turke flitet për mbi 50 persona të plagosur dhe behet e ditur se lënda shpërthyese ishte vendosur në një automjet policie i cili shpërtheu kur po kalonte pranë spitalit. Në ato momente janë dëgjuar edhe të shtëna armësh. Shpërthimi ndodhi në një spital në qytetin Kiziltepe, që ndodhet në juglindje të Turqisë, afër kufirit me Sirinë. Ky rajon i Turqisë është populluar kryesisht nga kurdët.

Share: