Home KRYESORE Apel qe Vuk Jeremiq te mos zgjidhet Sekretar Gjeneral i OKB!

Apel qe Vuk Jeremiq te mos zgjidhet Sekretar Gjeneral i OKB!

Nga Shpetim Pollozhani

Vuk Jeremiq eshte kandidati i Serbise per Sekretar Gjeneral te OKB. Edhe pse ky individ flet bukur anglisht dhe eshte shkolluar ne universitete prestigjoze europiane, ai duke e leshuar Marshin mbi Lumin Drina me nje rast solemn ne nje Seance Plenare ne OKB, tregoi se eshte nxenes i denje i Milosheviqit, Mlladiqit, Kataxhiqit dhe Sheshelit.

Marshi mbi Drinë është një krijesë monstrume muzikore e cila ben thirje per zhdukjen e popujve joserbë. Ky Marsh ështe leshuar në të gjithë rastet kur janë ekzekutuar robërit e luftës, qofshin ata Boshnjakë, Shqiptarë ose Kroatë.

Apeloj tek organet e OKB të jenë të përpiktë në zbatimin e Rregullores së vetë për dhënie të vizës për paraqitjen e kandidaturave per Sekretar të Përgjithshëm të OKB.

Vetë kandidatura, pa lëre më zgjedhja do të ishte një dështim i institucionit më të lartë në botë – OKB.

Share: