Babai monstër që përdhunoi vajzën e tij 15-vjeçare dje në Dibër, ngacmonte edhe femrat e tjera të fshatit. Sipas banorëve, 46-vjeçari Guri Përgjegji në disa raste ka ngacmuar seksualisht edhe femra të tjera. Banorët deklarojnë se vajza e përdhunuar kishte shfaqur prej disa kohësh shenja mërzitjeje dhe depresioni.
Ajo jetonte me njerkën, babain dhe vëllain, pasi nëna e saj ka ndërruar jetë para 7 vitesh në një aksident rrugor. Sipas banorëve të zonës, vëllai 12-vjeçar ka deklaruar se motra ka dashur që ti tregojë diçka.
Pas vdekjes së gruas, Pergjegji është martuar sërish dhe ka 1 fëmijë 3 vjeç me gruan e dytë. Guri Përgjegji jetonte në Greqi dhe ishte kthyer para një viti. Ngjarja ndodhi të enjten në mesditë në fshatin Kukaj të njësisë administrative të Kastriotit në Dibër në një zonë të pyllëzuar. Në këtë fshat jetojnë vetëm 10 familje. Vajza e dhunuar seksualisht, nga ai që e solli në jetë, sipas mjekëve, ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike./Opinion.al