Për kreun e FRD, Bamir Topi koalicioni aktual qeverisës që kryesohet nga dy forcat politike, PS dhe LSI do të vazhdojë mandatin deri në fund, madje sipas Topit këto dy forca politike mund të rinegociojnë edhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ndërsa opozitën, kreu i FRD e konsideroi si një fatkeqësi që bën llogari për lëvizjet politike të kundërshtarit.
Topi dha një intervistë ditën e sotme për “Ora News”. “Po i referohem, po dal në planin personal. Jam shprehur mjaft herë. Edhe në momentet kur të gjithë ishin të bindur se do këtë një çarje të këtij koalicioni unë kam qenë i bindur për të kundërtën dhe jam shprehur që për të njëjtat arsye ky koalicion është ndërtuar, për të njëjtat arsye ky koalicion do ta vazhdojë mandatin deri në fund. Sot kemi zëra që vijnë nga partitë respective që janë në koalicion që cilët shprehen se do ta cojnë mandatin deri në fund dhe sipas meje nuk është çudi që të rinegociojnë për zgjedhjet e reja. Fatkeqësia është pastaj te kampi opozitar, të cilët fillojnë dhe bëjnë llogari, fantazojnë mbi bazën e lëvizjeve politike të kundërshtarit dhe e kanë të vështira për ta parë si kundërshtar apo si aleat. Janë çështje të një perceptimi dhe unë do ta konsideroja fatkeqësie sepse tek e fundit je dakord me atë mission opozitgar ose jo, vendi ka nevojë për një opozita që duhet të ofrcohet për ti lejuar pushtetit që të bëjë sa më pak gabime. Ky është rregulli i demokracisë rrotacioni i vazhdureshëm, por në rast se mendon se kjo do të vijë nga aleancat fluide atëherë fillon që të rrënohet edhe ai besim sado i brishte që ekziston tek njerëzit”, tha ai.
I pyetur për një koalicion të mundshëm në zgjedhjet e ardhmshme Topi nuk preferoi të japë një qëndrim
“Jo këtë nuk mund ta themi. Ne jemi të predispozuar të shkojmë në koalicion, por nuk mund të thuhet sot. Ne jemi në koalicion për pushtetin administrative, por çështja e zgjedhjeve politike është një çështje shumë e rëndësishme, do të dojë shumë studim, komunikim, por gjëja më e rëndësishme që ne kemi kushtëzuar ka të bëjë me ndryshimin e ligjit electoral. Është një ligj i domosdoshëm. Praktikisht është ADN e një kodi gjenetik, pra një kod i ndërtuar mirë do të japë dhe struktura dhe një organizëm normal, përndryshe do të prodhojmë mostra”, vijoi Topi.
Ish-presidenti shpjegoi arsyet se pse nuk morën pjësë në zgjedhjet e pjesshme vendore në Dibër. Ai tha se nuk kishte një vendim politik, por kjo lidhet me ndjeshmërin e njerëzve.
“Nuk ka pasur një vendim politik të strukturave të FRD, por ne kemi respektuar një ndjeshmëri lokale të njerëzve tanë, të përfaqësuesve tanë. Pra aty ku kjo frymë komunikimi ka munguar ose ka qenë e pamjaftueshme, njerëzit janë me personalitet dhe nuk mund të thirren në luftë si në kohën e zboreve. Pra në radhë para se të respektojme vendimet e strukturave duhet të respektojmë ndershmërinë e njerëzve në terren. Ne me këtë japim edhe një mesazh. Nuk ka vendimarrje politike, dsëshirojmë që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme dhe të fitojë më i miri. Por nuk ka vendimarrje të natyrës politike”, përfundoi ai./Panorama