Kryetari i opozitës Lulzim Basha, gjatë një bashkëbisedimi që ka patur sot me gazetarët, I pyetur nga gazetarja e TV Klan, nëse do të kishte një bashkëpunim me Ilir Metën, Basha ka anashkaluar duke u shprehur se është i gatshëm të bashkëpunojë me Metën dhe Ramën, duke theksuar dhe vlerësuar megjithatë qëndrimin e Metës gjatë procesit të reformës.
I pyetur nëse është i gatshëm t’i besojë Ilir Metës në zgjedhjet e ardhshme, kreu i opozitës është shprehur: “Ne jemi gati t’i besojmë vetëm qytetarëve shqiptarë, as Ilir Metës dhe as Edi Ramës. I besojmë vullnetit të shqiptarëve”.