Alarm për bombë në dy avionë të drejtuar drejt Brukselit. Lajmi publikohet nga rrjeti televiziv publik Rtbf. Alarmi është konfirmuar edhe nga autoritetet. “Është një kërcënim relativisht i lartë”-tha prokuroria. Alarmi për bombë ka rënë në dy avionë të drejtuar drejt aeroportit Zaventem. Konfirmimi vjen edhe nga Belgocontrol. Në aeroport ndodhen shërbimet e emergjencës. Një kanal i lidhur me ISIS në rrjetin Telegram ka bërë apel për “ujqerit e vetmuar” që të sulmojnë Europën dhe në veçanti Belgjikën e konsideruar si target./Lapsi.al