Home KRYESORE Dritan Hila: Ëndrra ime një parti e re politike!

Dritan Hila: Ëndrra ime një parti e re politike!

Nga Dritan Hila

Une kam nje ender. Endra ime eshte qe te dale nje parti e re nga materniteti, te ciles shqiptaret mos kene mundesi ti gjejne asnje njolle. Dhe kjo parti te marre te gjitha votat dhe te fshije partite e tjera.

Por kjo nuk ndodh sepse ashtu si gjithmone 600 mije shqiptare do votojne Ps-ne, 500 Pd-ne, 250 mije Lsi-ne, e te tjeret do votojne te tjerat.

Ps nuk do më koalicion meLsi se tani pas tre vjetesh zbuloi qe i ka prishur pune. As Pd nuk do me Lsi se i ka rene namuzi heren e fundit, pas kater vjeteve bashke. Mbetet te behet Ps-Pd. Shume mire. Keshtu i bie qe edhe populli kenaqet edhe Lsi del ne opozite. Por nese behet kjo, Ps merr kryeministrin dhe Pd e di qe pas 2 mandatesh shuhet ndaj nuk pranon. Ps ka hall se nuk e votojne pensionistet dhe veteranet dhe ata nuk jane pak.

Si i behet? Mbetet qe reforma te sjelle nje prokuror nga Martaneshi, djale azgan e te pa njolle, dhe ky i fshin te gjithe. Pastaj i mbetet qe ky te behet kryeminister. Shume bukur. Ja ku u zgjidh puna.

Problemi eshte se keshtu e bene edhe italianet me Di Pietron, por pas ca vitesh edhe Di Pietro nuk dinte te justifikonte si i kish bere 50 shtepi dhe ne koke ju kendoi Berluskoni per 25 vjet.

E mira do ishte qe keta amerikanet te kishin bere reformen elektorale. Por nejse. Ata e dine me mire.

Une vetem jam kurioz te di kush do jete prokurori nga Martaneshi!

Share: