Nga Agim Pipa
M’u shembën mbi supe
psherëtimat e ditës.
Unë, hodha një kryq fryme mbi vehte dhe
eca, mbi shinat e trenit;
s’i ndesha askund
gjurmët e shënMarisë…
Kur mbërriti nata
psherëtimat u bënë flutura dhe
mbi xhamat e vagonëve
m’u shfaq sfinksi
i buzëqeshjes tënde.
Qëndro aty, dita ime…