Home KRYESORE Falet gjaku në Shkodër, familjet pajtohen pas shumë vitesh

Falet gjaku në Shkodër, familjet pajtohen pas shumë vitesh

Familjet Bregu dhe Miruku, të cilat ishin në hasmëri prej vitesh, kanë vendosur ti shtrijnë dorën e pajtimit njëri-tjetrit. Erjon Bregu ka falur gjakun e babait te tij, pasi para shume vitesh familja Miruku i ka vrare te atin. Dy familjet kanë lënë pas të shkuarën dhe i kanë dhënë besën njëra-tjetrës së mes tyre nuk do të ketë më gjakderdhje dhe vrasje.

Kryetari i shoqatës së Misionarëve të paqes, Nikollë Shullani ishte ndërmjetës për këtë pajtim. Shullani bëri thirrje që të ketë të tjera falje, ndërsa tha se gjakmarrja nuk ka kursyer as fëmijë, ndonëse kjo është në kundërshtim me kanunin.

Familja Bregu dhe familja Miruku janë në gjak prej kohesh. Por djali i viktimës i ka dhënë fund kësaj gjakmarrje duke falur. Kjo duhet të shërbejë si sensibilizimin edhe për familje të tjera, pasi përballë hapjes së plageve duhet të falin.

Share: