Komedi me dy akte ne Projektin e Paraqitur nga Firma Papajani dhe Bashkia Himarë, për zhvillimin e Himares. Pa përgjigje për zgjidhjen dhe menaxhimin e pronave te himarjoteve si dhe ikje ne mënyre demonstrative nga dëgjesa për planet e qeverise dhe Bashkisë nen komandën e oligarkëve.
Ne nje salle natyrale te improvizuar me tepër për te pare një investim “jo himarjot” se sa atë qe ishin thirrur banoret e Himares dhe te Dhermiut, për te dëgjuar përfaqësuesin e Kompanisë “Papajani”, e cila cuditerisht u ndodh nen rrebeshin e pakenaqesise se banoreve nga fillimi dhe deri ne fund.
Përfaqësuesi i Firmës “Studio Papajani” qe kishte mare persiper për here te dyte te fliste përpara himarjoteve ne anglisht dhe me përkthyes ne shqip, u kundërshtua rreptësisht ne mënyre demonstrative nga banoret greke te Dhermiut. Kjo nga ana e tyre u konsiderua si fyerje qe komunikimi nuk ishte ne gjuhen e nenës se tyre, por thjesht si përfitues i fondeve nga taksapaguesit himarjote edhe greke.
Ne te njejten gjatësi vale përfaqësuesi i Omonia akuzoi Firmën “Papajani”, për provokimin qe po i behej komunitetit grek, ne shpjegimet jo ne gjuhen amtare por si një sherbetor i interesave oligarke te Shqipërisë, pa dhëne asnjë shpjegim për ceshtjen e prone-sise dhe për planet qe do te zbatohen mbi pronat e himarjoteve.
Nga ana tjetër, përfaqësuesi i komunitetit Himarjot, kërkoi shpjegime ndaj projektuesve se me cfare politike do te vihej ne zbatim ky Master plan, ndërsa pronat nuk i janë kthyer komunitetit dhe nuk është kryer menaxhimi i përgjithshem nga ana e OSBE-se dhe BE-se për titujt e pronesise.
Dëgjesa e thirrur nga Bashkia u kthye ne një akuze kundër pushtetit oligark si dhe skandalit te organizatoreve dhe Firmës “Papajani”, aq sa banoret himarjote dhe grupet e interesit, ikën ne mënyre demonstrative nga ky simpozium.