Home KRYESORE Grabitja e bankës në Bllok, dalin pamjet e tunelit. Ja si arritën...

Grabitja e bankës në Bllok, dalin pamjet e tunelit. Ja si arritën tek kasaforta

Alarmi kishte rënë ditën e premte për grabitjen e filialit të BKT në zonën e Bllokut, por duket se drejtori i kësaj dege dhe as shefi i sigurisë nuk kanë marrë masa. Për këtë akuzë, 50 vjeçari, Luigj Gjonaj, dhe Florjan Skarrën, 36 vjeç, janë vënë sot në pranga.

Sipas policisë, të premten në mbrëmje është sinjalizuar për dridhje në ambientet e brendshme, e më konkretisht në zonën e kasafortës. Burimet thonë se paratë janë arritur të merren nga kasaforta ditën e shtunë, pas orës 21:00 të mbrëmjes. Ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë të autorëve, policia ka arritur të rindërtojë skemën që përdorën autorët e krimit.

Dy janë hipotezat që ka ngritur grupi hetimor, për mënyrën sesi janë futur në brendësi të bodrumit autorët e grabitjes të parave të një banke të nivelit të dytë në zonën e Bllokut.

Hipoteza e parë është se mund të jenë futur nëpërmjet një dritareje dhe më pas të kenë punuar qetësisht për disa ditë me radhë, derisa kanë kryer grabitjen. (dritarja në foto)

dritare foto 1

Ndërsa hipoteza e dytë është se mund të kenë patur një kopje të çelësit të derës kryesore të bodrumit dhe të jenë futur nga ana tjetër e pallatit”. Kujtojmë se një pjesë e kamerave në pjesën anësore si dhe pas pallatit ku është e vendosur banka, nuk funksionojnë.

tuneli 3

Një bombul me oksigjen eshtë gjetur në brendësi bodrumit dhe dyshohet se është përdorur nga ana e autorëve për prerjen dhe hapjen kasafortës në pjesën, ku ajo ishte e mbeshtur në mur.

Aktualisht është kërkuar informacion për identifikimin e punëtorëve, që kanë patur kopje të çelësit të derës së bodrumit ku kryeheshin punime për llogari të qiramarrësit të ri të objektit, raporton Tv Klan, i cili publikon edhe foto e pamje nga brenda tunelit që u përdor për grabitjen e bankës.

/Opinion.al

Share: