Home KRYESORE Ja kur kthehet Majlinda Kelmendi në Kosovë

Ja kur kthehet Majlinda Kelmendi në Kosovë

Kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, konfirmoi nga Rio se në fundjavë, xhudistja Majlinda Kelmendi do të zbarkojë në aeroportin ‘Adem Jashari’ në Prishtinë. “Ekipi i xhudos kthehet nga Rio të dielën, në 14 gusht, në orën 17:40 nga Frankfurti”, tha Kuka për gazetën “Bota Sot”. Majlinda Kelmendi shkroi historinë e sportit shqiptar dhe vecanerisht atij te Kosoves, duke fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike Rio 2016 për këtë vend.

Share: