Home KRYESORE Ina Rama s’plotëson kriteret për strukturën e re për SPAK

Ina Rama s’plotëson kriteret për strukturën e re për SPAK

Refoma ne drejtesi dikton ngritjen e disa institucioneve te reja mes tyre dhe per Prokurorinë e Posacme Antikorruopsion. Ethet e perzgjedhjes se grupit prej 10 prokurorësh qe do te jene pjese e kesaj strukture kane filluar dhe disa emra te qarkullojnë ne publik.

A do te jete Ina Rama ish Prokurorja e Përgjithshme nje prej tyre. Gruaja qe ngriti peshe politiken dhe u be shenjestra e sulmit te shumices qeverisese demokrate ne vitin 2011, te pakten dhe vecanerisht pas protestes se opozites se majte ku mbeten te vrare 4 demonstrues.

Prokuroria e Posacme antikorrupsion është një nga strukturat e reja që pritet të ngrihet pas miratimit të reformës në drejtësi qe së bashku me Byronë Kombëtare te Hetimit i sherbejne luftes kundër korrupsionit dhe krimit të organizur.

Prokuroria e Posaçme antikorrupsion perbehet nga 10 prokurore qe zgjidhen nga keshilli i larte i prokurorise. Edhe drejtuesi zgjidhet nga ky keshill. Dhe dhjeteshja sigurisht pritet perbehet nga figura perfaqesuese te sistemit te hetimit ne Shqiperi. Dhe nje prej tyre qe eshte perfolur se mund te jete ne krye te struktures se re te Prokurorise se Posaçme antikorrupsion eshte dhe Ina Rama që ka mbajtur detyren e Prokurores se Pergjithshme ne vitet 2007-2012.

Por burime te Medias bëjne me dije se ish kryeprokurorja nuk i plotëson kriteret për të qënë jo vetem ne krye, por as pjese e struktures prej 10 prokuroresh, qe do te jene pjese e asaj qe quhet SPAK. Në draftin e reformës në drejtësi është parashikuar që kreu i kesaj strukture do të zgjidhet nga 10 prokurorët që do të përzgjidhen në këtë strukture nga Këshilli i Lartë i Prokurororisë me nje mandate 9 vjecar pa të drejtë rizgjedhjeje . Por për të qënë prokuror në ketë strukturë duhet të kesh punuar të paktën për 5 vjet me hetimin e ceshtjeve të krimit të organizuar dhe korrupsionit, kriter i cili nuk plotësohet nga ish kryprokurorja, e cila ka qënë në krye te organit të akuzës por nuk ka hetuar dosje konkrete.

Share: