Home KRYESORE ISHIM DEMODE: UDHËTONIM PA TAKSA ME MAKINAT TONA!

ISHIM DEMODE: UDHËTONIM PA TAKSA ME MAKINAT TONA!

Nga haberet e Metro Celes

Pas shumë përpëlitjes, u poq edhe koçesioni për Rrugën e Kombit. Për fatin tonë të madh e fitojë një firmë turke. Hallall! Turku ka blerë edhe Bankën Kombëtare Tregtare për 1 dollar?! Ka blerë edhe Albtelekomin. Kurumu turk mori kombinatin metalurgjik, që me shumë sukses falimentojë. Po Kurumi bleu katër hidrocentralë: Ulëz, Shkopet, Bistricën 1 dhe Bistricën 2. Firma “Elka” mori pjesën e luanit në ndërtimin e Rrugës së Kombit. Firma Behashe, edhe pse dështoi, mori një thes me para para në rrugën Peqin-Elbasan.

Por le të kthehemi tek konçesioni. Në fillim po japim ca shifra. Jam ekonomist me skoli, de!

1. Firma turke “Vendika…Ltd” me 5.6 milionë euro fitoi koncesionin për mirëmbajtjen e autostradës Milot- Morinë.

2. Konçesioni do të zgjati 30 vjet.

3. Pagesa do të jetë 4.8 euro për vajtje. Po kaq për ardhje.

4. Në Greqi kjo tarifë është 4.8 euro

5. Në Maqedoni tarifa është 3.3 euro

6. Në Kroaci tarifa është 4.9 euro

7. Shqiptarët paguan 1.4 miliardë euro taksa për ndërtimin e Rrugës së Kombit.

8. Për mirëmbajtjen e rugëve, shqiptarët pagajnë çdo vit 150 milionë euro taksa për qarkullim

9. Për çdo litër karburant, paguhen 342 lekë të vjetër si taksë qarkullimi.

10. Një herë në vit, për çdo makinë paguhen rreth 100 mijë lekë të vjetër, si taksë qarkullimi rrugor.

11. Si thelë mbi bisht, qeveria do hapi më 15 shtator ttenderin për mirëmbajtjen e tunelit të Kalimashit për 164 milionë euro.

Kur dëgjojë këto mesele, e para hodhi shkelma Partia Demokratike. Zyrtarisht, vuri tellallin: Kur të vimë në pushtet do ta prishim konçesionin?! Shaka me kripë e piper. Kështu u tha kur ishtë në opozit PD-ja. Me Berishën kryeministër, do e prishim koçesionin për Albtelekomin. I vuri edhe Berisha nishanet në vitin 2005, I mbajti nishanet për tetë vjet. Bëri një vërë në ujë.

Më keq u “thartua” shoqëria civile. Në kulmin e vapës, lanë pushimet e ëmbëlla jashtë vatanit. Mblodhi nja 457 firma dhe hartuan një poticion> Mileti nuk duhet të paguaj rruga është paguar me pratë e buxhetit, dmth me taksat e popullit. Peticioni u bë me shumë kopje. Për Ramën, Metën, Avokatin e Popullit.Normale edhe për ambasadorin Lu.

Pasi bëri “thagmë” shoqëria civile, u mblodh bordi i firmës turke. Debate. Pro e kundra. Në fund vendosi: Do ketë lëshime, për një pjesë të miletit. Haber:

1. Qeveritarët të udhëtojnë xhaba. Në lista u futën: ministra, deputetë, doganiere, taksidarë, diplomatë. Mileti më hallexhi i kombit. Lista vazhdon me policë, kryetarë bashkish, prefektë etj. Kur lista përfundojë, vetë kryetari i bordit kërkojë fjalën: “Propozoj që në listë të futen edhe familjarët e qeveritarëve.” Nuk duhet të bëjmë diskriminim. Të gjithë ngritën të dy duart!

Share: