Home KRYESORE Banorët përplasen me policinë, shkak sheshi i qytetit

Banorët përplasen me policinë, shkak sheshi i qytetit

Përplasje mes policisë dhe qytetarëve në Fier. Bëhet fjalë për punimet e parkut qendror, për të cilin pronarët kundërshtojnë pasi nuk janë kompensuar në vlerën e tregut. Një prej banoreve dëgjohet të thotë e revoltuar se “shteti ka mbaruar”. Sakaq, policia ka ndërhyrë për largimin e tyre, ku sicc shihet në video ka patur konfrontim fizik.

Zbatimi i projektit parashikon lirimin e hapësirave pranë xhamisë së Fierit për të ndërtuar parkun qëndror vlera e investimit të të cilit arrin në 4 mln euro.

Edhe pse dikur ka qenë fabrik e miellit (deri ne vitet 90 ) ajo është ideuar që të shndërrohet në një qendër kulturore artistike për të rinjtë e qytetit

Parku qëndror i Fierit do të shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 2,3 hektarësh ndërsa punimet për përfundimin e tij parashikohen të zgjasin dy vjet.

Share: