Home KRYESORE Kafe, raki dhe ankohu tek Bashkim Hoxha!

Kafe, raki dhe ankohu tek Bashkim Hoxha!

Nga Mentor Kikia

Kam qenë gjithmonë kritik me cdo qeveri, dhe bindja ime se me e keqja s’ka ardhur akoma, më është përforcuar. Por kam arritur në një tjetër përfundim. Që të gjitha cna kanë bërë e na bëjnë, i kemi hak.

Kam takuar këto javët e fundit shumë njerëz nëpër qytete e fshatra. Kam dëgjuar njerëz të pakënqur, qe vetëm shajnë. “Kishim një kryetar komune- tregoi njëri- që tre herë na gënjeu për ujësjellësin. Madje i solli edhe tubat njëherë dhe i mori prapë dhe nuk dimë nga i coi”.

-Po ju e votuat prapë, besoj.
– Po po e votuam, se e kishim tonin. Pastaj na u lut dhe ai deputeti i zonës, se ka ca njerëz të vet këtu.
Mrekulli, po tani cfarë doni? Ujësjellës prapë, besoj ë?

Këta janë shqiptarët. Këta janë njerëzit më të nënshtruar në botë. I vjedh, i shtyp, i rrjep, u rrit taksat, u vendos tarifë edhe kur të marrin frymë, edhe kur lindin edhe kur vdesin, dhe nuk ndjehen.

Ah, po, tek klubi i lagjes dhe fshatit të bëjnë gjëmën. Një kafe, dhe tekje pas tekjeje, deri tek dopja e tretë, i bëjmë të gjitha.

Po në mëngjes tek Bashkim Hoxha qe lexon gazetat? Atje zbrazen të gjitha ankesat. Për papunësinë, për vendime gjykatash, per rrugë, ujë, fatura e dritave, lejet e ndërtimit, taksat që si përballon, telefonojnë e zbrazen te gjithe, dhe Bashkimi i thotë: “Po zotëri keni të drejtë. Tjetri….

Dhe thonë se ka faj qeveria? Unë them jo. Fajin e kemi vete ne.

Share: