Home KRYESORE Kjo eshte Shqiperia. Shitni mend sa te doni me flamur shqiponjash. Ne...

Kjo eshte Shqiperia. Shitni mend sa te doni me flamur shqiponjash. Ne kemi hak si simbol zhabat e kenetave!

Nga Miranda Haxhia

E realizoi ‘Filmin triller’ ai vrasesi i vajzes me emrin Jonida.

Do ta kishin zili tere historine skenaristet e medhenj, qe, nga çdo vend sikur te qene, megjithate, kurre nuk do parashikonin menyren se si e fyen nje femer familja shqiptare.

Jonides i mohuan sherbesen pas vdekjes, ndersa vrasesi u qa, u lotua, u nderua, u percoll siç fshati di.

Mos prisni qe te bie ne nivelin e atyre njerezve qe gjykuan jeten e saj, qe paragjykuan lidhjen e saj dashurore (te pakten ashtu sa thuhet); mos prisni… asgje nga keto, por nje shkundje kesaj shoqerie i duhet me themel, sepse, Nese e mbajti fshehur dashurine e saj, Jonida, ndoshta njihte mire paragjykimet.

Vdekja mizore prej nje krimineli, dhe menyra si u trajtua ajo vajze pas vdekjes nga familjaret, te afermit e bashkefshataret, na perplasi hapur shemtine e te ashtuquajturit ‘nder i shqiptarit!’- dhurate qe ia vune si gur mbi varr atij njeriu. ‘Sa gjynah i shkreti, e paskan tronditur torturat qe i bente nje vashe, sa… Mire qe vrau ate, por vajti vrau edhe veten!’

Kjo eshte Shqiperia. Shitni mend sa te doni me flamure e pellembe te bera shqiponja. Ne kemi hak si simbol zhabat e kenetave!

Share: