Pas lajmit se deputeti Koço Kokëdhima është shtruar në reanimacion në një spital privat, ka reaguar vajza e tij, Bora.
Në reagimin e saj në rrjetin social Instagram, Bora Kokëdhima shkruan se “mbreti im është në shëndet të plotë”, teksa quan dallaveraxhinj ata që kanë përhapur lajmin.
“Mbreti im eshte ne shendet te plote!! Faleminderit te gjithe miqve e dashamiresve per preokupimin dhe telefonatat e shumta!! Nuk kam asnje mesazh per armiqte e dallaverxhinjte”, shkruan Bora Kokëdhima.