Home KRYESORE Kujt i interesoi cënimi i lirisë së medias?

Kujt i interesoi cënimi i lirisë së medias?

Nënkryetari i Komisionit Parlamentar për reformën në ndrejtësi, Oerd Bylykbashi, e komenton si të qëllimshëm formulimin e nenit 13 të projektligjit për strukturën e posaçme antikorrupsion. Ai tha se ky nen nuk do të kalojë.

Kush kishte interes për të prekur lirinë e medias duke pretenduar se po mbron dhjetë prokurorët e posacëm antikorrupsion? Kjo, sipas Oerd Bylykbashit është me rëndësi të mësohet.

Sipas Bylykbashit, në draftin e parë, i miratuar pa opozitën, ky formulim që parashikohet aktualisht në pikën tre të nenit 13 nuk ka ekzistuar.

Sipas Oerd Bylykbashit nuk është liria e medias ajo që cenon punën e prokurorëve të posaçëm, dhe nuk e lë pa rikthyer në vëmendeje kritikën e tij të hershme se nuk është menduar kaq shumë për punën e tyre voluminoze ,kur kanë vendosur që të jenë vetëm 10 prokurorë./Opinion.al

Share: