Terroristi kosovar, Lavdrim Muhaxheri që kërkohet edhe nga INTERPOL është gjallë. Simpatizantë të tij dhe të organizatës terroriste, Shteti Islamik (ISIS) e kanë publikuar një fotografi të tij pak orë më parë.
I shfaqet i veshur me veshje saudite në kokë, një shenjë e ngritjes në grada brenda ISIS-it ku sauditët mbajnë pozitat kryesore pas njerëzve të regjimit të Sadam Huseint.
Atë tani e quajnë Abu Abdullah Kosovo.
Vdekja e Lavdrim Muhaxherit ishte raportuar disa herë, por asnjëherë nuk ishte konfirmuar nga burime zyrtare, e as nga familja e tij në Dushkajë të Kaçanikut.
Lavdrim Muhaxheri është njëri nga terroristët më të famshëm shqiptarë dhe i tille u bë kur shfaqte vite më parë me krenari vrasjen e civilëve në Siri në metodat më brutale./Lapsi.al