Home KRYESORE Liri nen ligj dhe Ligj duke zbatue e mbrojte te drejtat e...

Liri nen ligj dhe Ligj duke zbatue e mbrojte te drejtat e shkrueme, deri ne nje.

Nga Romeo Gurakuqi

Reforma ne Drejtesi vijon. Edhe hapi i dyte i Reformes u krye: Ligji organik mbi Prigjimin dhe kalimin ne shqyrtim te cdo gjykates qe do hyje e rihyje ne sistem. Deri ketu ne rregull.

Por Shqiperia eshte vend demokratik, qe mbron dhe respekton, ne radhe te pare Lirite, dhe ne kete vend, prej tre vitesh eshte ndjekur nje politike penale e rrepte, deri ne shkelje te drejtes se mbrojtjes qe duhet te kete nje i akuzuem, per mos me u ndalue, pa nji vendim te formes se prere, kur nuk ekzistojne rrethanat e rrezikshmerise shoqerore, flagrances dhe mundesise se ikjes apo prishjes se qarte te provave.

Sistemi i Drejtesise ndodhet nen presion nga Qeveria, per shkak te mekateve te sistemit, i konsideruem ne Bllok i korruptuem. Ketu don kujdes dhe duhen dhane zgjidhje te pershtatshme.

Dje, duke fillue nga Kryeministri dhe duke vijuar nga Perfaqesuesit e Mbrojtjes se Lirise se Popullit, “kapardiseshin” per suksesin, duke harrue se edhe per ata duhet te kete Veting, ma se parit;

Po ashtu, te gjithe ata harruan se dikush duhet te garantonte Publikun se ne kete tranzicion drejt sistemit te ri te drejtesise, habeas corpus do te respektohet; asnji presion nuk do ushtrohet mbi gjykatesit per arrestim te qytetareve; se politika penale do te jete komform dhe strikt ne respekt te Kartes Europiane te Te Drejtave te Njeriut.

Kush eshte babai i shtepise qe mbron qytetaret e publikun ne kete kohe, kur violina e pare per reformimin e drejtesise u eshte lene aventuriereve jakobiniste, qe kane ndertuar nje sistem personal xhepash informale, te vecante vec per vehte dhe orten e tyre?

Dikush duhet te mbroje lirite e popullit, ne kete atmosfere presioni dhe vakumi, frike te drejtesise nga politika e segmenti kohor mosveprimi, dhe ju Perfaqesues, nuk e keni bere akoma, madje nuk denjoni te jepni Frymen, te nderuar perfaqesues!

Liri nen ligj dhe Ligj duke zbatue e mbrojte te drejtat e shkrueme, deri ne nje.

Dhe ne qofte se eshte e vertete qe Veting do te kaloje ne nje segment nga Ministria e Brendshme, atehere kemi te bejme me nje shkelje te rende te Parimit te Paanshmerise ne procesin e formimit te Sistemit te ri te drejtesise.

Share: