Home KRYESORE Lufta e popullit te Himares per pronat në drejtimin e duhur!

Lufta e popullit te Himares per pronat në drejtimin e duhur!

Nga Nikollaq Neranxi

Zagarët në aksion, lufta e popullit te Himares në drejtimin e duhur!

Të dashur miq! Ashtu sic mund të imagjinohej, serioziteti me të cilin ne po e bëjmë betejën tonë për çështjen e pronave, ka filluar të shqetësojë mafiozët.

Në fillim rrinin urtë, me mendimin se do bënim atë protestë dhe pastaj do ikte gjithsecili në punë të vet. Edhe faj nuk kanë në fakt, se në Himarë, shumë gjëra janë thënë e me pas, ose janë lënë përgjysëm ose nuk janë bërë fare, ose jane bere keq, por këto analiza do i bëjmë në një moment tjetër.

Tani hajdutet jane shqetesuar, ata shohin që ne po i drejtohemi institucioneve dhe mbi të gjitha, duke e ditur mirë se janë në shkelje të plotë të Kushtetutës, tani kanë lëshuar zagarët e tyre dhe po shpifin lloj lloj skenarësh për kauzën tonë.

Me sinqeritet do iu them të gjithë atyre që po prodhojnë skenare gjithfarë soji, nëse dini ndonjë gjë të vërtetë, nxirrni dokumentet dhe bëjini publike. Ne himarjotëve do na bëni shumë nder. Sepse ne kërkojmë pronat tona të cilat duan të na i grabisin, nuk duam asgjë tjetër.

Nëse dikush po kërkon diçka tjetër i kamufluar nga kauza jonë, na e thoni! Por ama, kush po shpif per llogari te mafias që do na grabisë, do mbajë nesër përgjegjësi ligjore njësoj si fajtorët. Sikur të lëshoni gjithë zagarët nga i keni e nga si keni, ne nuk na ndalni dot, sepse nuk jemi bastardë, jemi njerëz që jetojmë në ato troje me shekuj, njohim rrënjët tona dhe mbi të gjitha jemi njerëz fisnikë dhe shumë patriotë, sepse po luftojmë për trojet dhe për historinë tonë. Patriotizmi që aty fillon, mos i ngatërroni gjërati!

Nuk është patriotizëm të shash një komunitet të tërë me fjalë fyese. Nëse dikush e ka përdorur atë komunitet, ceshtja e pronave eshte një provë e fortë për të mësuar edhe kete te vërtetë.

Ne himarjotet do vijojmë luftën tonë të drejtë dhe do ta fitojmë!

Share: