Home KRYESORE Lulzim Basha: Shqipëria më mirë pa Edi Ramën.

Lulzim Basha: Shqipëria më mirë pa Edi Ramën.

“Shqipëria më mirë pa Edi Ramën”. Kështu shkruan në FB e tij, kreu i opozitës Lulzim Basha, teksa poston letrën e një qytetari dërguar në adresë të tij. Arsimi i lartë tarifat dhe problematika e tij, janë në qendër të shqetësimit të këtij qytetari, i cili pret që fëmijët e tij të nisin studimet e larta në këtë vit akademik.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Nje hall familjar dhe kombetar qe i nxjerr bojen te gjitha llogjeve alla Rama.

Partia Demokratike do te financoje arsimin e larte per te gjithe femijet e shqiptareve dhe me lehtesira te posacme per kategorite ne shtrengese ekonomike. Projekt Ligji i ri i Arsimit te Larte eshte ne perfundim dhe do te jete nder te paret qe do te miratohen nga mazhoranca e re. ‪#‎Shqiperia‬ me mire pa Edi Ramen.

“Per dijeni zotit Lulzim Basha,kryetar i PD te Shqiperise,

Jam nje qytetar i shqetesuar qe ju shkruaj per nje problem i cili duhet te merret parasysh pasi eshte nje problem i mprehte i shume familjeve shqiptare.

Ne kete vit shkollor akademik,te dy femijet e mi behen studente dhe ne baze te notave te marra njeri nga ata e ka mesataren 9.92 kurse tjetri nje mesatare mbi 9 dhe shpresoj qe ne baze te kesaj mesatareje duhet tu dalin dege te mira ne fakultet. Por shqetesimi im qendron diku tjeter. Ne baze te ligjit per arsimin e larte te dy femijet e mi duhet te paguajne nje tarife shkollimi qe shkon afersisht nga 500-1 miljon leke te vjetra. Por une jam nje familje me ndihme ekonomike, e papune, e cila perkohesisht gjendet ne nje pozicion te veshtire ekonomik, dhe e kam pothuajse te pamundur qe femijet e mi te paguajne qofte edhe tarifen e shkollimit e cila i kalon mundesite e mia ekonomike.

Ju lutem a mund te planifikoni ose te sugjeroni ndonje ligj apo VKM i cili te na lehtesoje sadopak kete barre te pamundur ekonomike?

Gjithsejt nga ndihma ekonomike mujore, une si qytetar i ketij vendi, marr 45mije leke te vjetra,shume e cila po te mblidhet dhe per gjithe vitin nuk e superon, bile nuk e arrin as shumen e rregjistrimit te njerit prej femijeve.

Ju lutem vereni doren ne zemer. Edhe ne jemi qytetar te ketij vendi dhe shpresojme qe me politikat e qeverise suaj per punesimin, kjo gjendje e veshtire te marre fund sa me shpejt,por gjer atehere kerkojme dhe shpresojme ndihmen e qeverise suaj dhe tones njekohesisht.

Me respekt nje qytetar nga Shkodra,prind i dy femijeve qe presin te shkojne ne universitet.”

Share: