Home KRYESORE Mediat britanike: Shqipëria hap negociatat me BE

Mediat britanike: Shqipëria hap negociatat me BE

Pavarësisht se është një ndër vendet më të varfra në Europë, Shqipëria ka një shans që të hapë negociatat me BE-në pas miratimit të reformës.

Gazeta britanike “Express” shkruan se miratimi i reformës në drejtësi e ka bindur Brukselin që të çelë hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. “

Për momentin Shqipëria është vend kandidat për në BE, dhe hapja e negociatave varet së tepërmi nga përfundimi i reformave”, shkruan media britanike.

“Pavarësisht se është një ndër vendet më të varfra në Europë, Shqipëria ka një shans që të hapë negociatat me BE-në pas miratimit të reformës”, vijon më tej shkrimi.

 
Share: