Home KRYESORE Merkel: Jo Greqisë për dëmshpërblimet!

Merkel: Jo Greqisë për dëmshpërblimet!

Qeveria gjermane ka injoruar edhe njëherë thirrjet e Greqisë mbi sigurimin e dëmshpërblimeve për pushtimin brutal nazist të Greqisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, tha të premten se pozicioni i Berlinit në çështjen e dëmshpërblimeve është shumë i qartë dhe është deklaruar në mënyrë të përsëritur.

“Çështja e dëmshpërblimeve gjermane është bërë shumë e qartë, ligjërisht dhe politikisht,” tha Seibert, raporton “AP”.

Kryeministri grek Alexis Tsipras u zotua të martën tha se do përdorte të gjitha mjetet diplomatike dhe nëse është e nevojshme edhe ato ligjore për të fituar dëmshpërblimet.

Ai i bëri thirrje Gjermanisë, kontribuuesit kryesor evropian në programin masiv të ndihmave ekonomike për Greqinë, për të hyrë në bisedimet mbi këtë çështje./360grade.al

Share: