Mijëra njerëz janë mbledhur në katedralen Rouen në Normandy për funeralin e priftit francez Jaques Hamel, i cili u vra në kishën e tij nga ekstremistët islamikë javën e kaluar. Një ceremoni publike është duke u mbajtur në kryepeshkopi i qytetit.
Më pas, ati Hamel do të varroset në një ceremoni private, raporton BBC. Atit Hamel iu pre fyti nga dy ekstremistë islamikë të cilët u futen me vrull në kishë gjatë meshës. Motra e tij Roselyne ka thënë gjatë ceremonisë publike se vëllai i tij, i cili ishte 85 vjeçar, ka qenë njeri i mëshirës dhe dashurisë.