Home KRYESORE Mimoza Hafizi le politiken per shkencen?

Mimoza Hafizi le politiken per shkencen?

Deputetja akoma socialiste e Shkodres Mimoza Hafizi duket se terhiqet me shume nga shkenca se politika dhe ne parim sigurisht tek kjo fushe ndihet me mire. Sot ajo njofton ndjekesit ne Facebook se eshte pjese e nje projekti nderkombetar shkencor me mision hapesinor. Thua qe Hafizi pervec partine socialiste do lere edhe Ben Blushin ne misionin e tij politik?

Ja statusi i plote i deputetes Mimoza Hafizi:

“THESEUS quhet misioni hapësinor që po ngrihet nga një grup astrofizikanësh italianë, britanikë, francezë e nga plot vende të tjera europiane, drejtuar nga Lorenzo Amati. Jemi angazhuar dhe ne, grupi shqiptar i astrofizikës, të japim kontribut përmes ekspertizës sonë në GRB (Shpërthimet Gama-ngjarjet më energjike në Univers).

Që dje jemi mbledhur në Observatorin Astronomik të Breras, në Milano dhe po diskutojmë se si misioni të jetë efikas dhe jo shumë i kushtueshëm. Nëse ESA (European Space Agency) e akordon fondin disa qindra milionë eurosh-ka shumë gjasa që të ndodhë- teleskopi do të ndërtohet përgjatë rreth 10 vitesh dhe më pas do të hidhet në hapësirë, për të zbuluar misteret e një epoke shumë të hershme të Universit, quajtur RIJONIZIM.

Observatori ku ndodhemi ka histori interesante 250 vjeçare. Në vitin 1877, astronomi Schiaparelli vrojtoi planetin Mars, pikërisht nga kupola që kam nxjerrë në foto. Ai vuri re disa kanale, që u interpretuan si shenja jete dhe njerëzish në planetin fqinjë. Dihet se ishte iluzion optik, nuk ka as jetë e as njerëz në Mars!

Por mendoni ku jemi sot, vetëm 140 vjet më pas. Kërkojmë jetë me mijra vite dritë larg nesh dhe tentojmë të zbulojmë epokat e hershme të Universit, mbi 12 miliardë vite më parë!

Krenare për shkencën dhe mendjen njerëzore!”

Share: