Deputeti socialist Eduart Ndocaj ka deklaruar në një intervistë se vijon të kërcënohet nga kryetari i Kuvendit Ilir Meta. Ndocaj kërkoi që PS të hetojë dhe sqarojë kërcënimin që sipas tij, i është bërë nga sekretari i grupit të LSIsë, Dritan Kaba.
“Një sekretar i grupit të LSI Dritan Kaba, ky është i autorizuari më i madh për kërcënimin që sillet, ka bërë një deklaratë shumë të fortë në FB. Zotit Ndocaj t’i përgatisim ta bëjmë hero, të lajmërojmë dhe qeverinë të jetë në gatishmëri kurdo që të ndodhë ky atentat. Kërkoj të merren masa urgjente nga LSI për deklaratën e këtij zotërie dhe patjetër që kërkoj që PS ta hetojë dhe më thellë dhe ta shikojë këtë individ që është një njeri një ushtar i Fatos Nanos dhe tani ushtar i Metës, por një njeri parazit të cilin unë e shoh në parlament që merr rrogën kot”, shprehet Ndocaj.
Ndër të tjera, Ndocaj theksoi në intervistë nevojën e reformimit të PSsë së Lezhës, pasi sipas tij, Partia Socialiste në Lezhë nuk ekziston.